X

Në mesditë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, moti për çdo qytet


Moti sot do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit në zonën juglindore dhe lindore të vendit.

Në mesditë reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët në zonat bregdetare, ndërsa në Juglindje dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe verilindje reshjet do të jenë me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 1-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 20/34 Diell shi

Kukës 20/27 Diell shi

Lezhë 20/34 Diell shi

Dibër 15/27 Diell shi

Durrës 21/32 Diell shi

Tiranë 22/34 Diell shi

Elbasan 20/35 Diell shi

Berat 17/35 Diell shi

Vlorë 18/31 Diell shi

Korçë 16/24 Diell shi

Gjirokastër 16/30 Diell shi

Sarandë 17/31 Diell shi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Punonjësit e kompanive Call Centers të nënvlerësuar gjatë pandemisë

Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po shkakton shumë vështirësi edhe për punëtorët e bizneseve Call Centers. Sipas një sondazhi me...

Close