X

Meta nxjerr pamjet nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë në `91-in: T’i themi kurrë më


Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka kujtuar eksodin e shqiptarëve më 8 gusht të vitit 1991, drejt Italisë, duke e quajtur atë, një dëshmi para gjithë botës për “tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thekson se fatkeqësisht “edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur”.

Sot është koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre, thekson Presidenti Meta.

“Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!”

POSTIMI:

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.

Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!

Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

Koha për ta ndërtuar Europën ketu!

Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues! 🇦🇱

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pësoi atak kardiak, humb jetën pushuesi tek Kavalishenca në Durrës

Një pushues ka humbur jetën sot në Durrës. Policia bën me dije se 64 vjeçari, banues në Patos, ishte me...

Close