X

Me shpejtësi deri në 150 km/h, policia ndëshkon 15 shoferë


E premtja mbrëma ka shfrenuar disa shoferë automjetesh të cilët kanë zgjedhur të shkojnë drejt fundjavës me “fluturim”, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të personave të tjerë.

Policia e Shtetit njofton se gjatë kontrolleve të kryera në rrugët e kryeqytetit janë ndëshkuar 15 drejtues automjetesh të cilët po udhëtonin me shpejtësi dhe 8 të tjerë që po ecnin në efektin e alkoolit.

Ndërkohë në sheshin “Nënë Tereza” janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë katër drejtues mjetesh që po bënin drifting.

Policia bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të mos rrezikuar jetën.

Njoftimi i policisë:

Siguria e jetës në rrugë, prioritet i Policisë Rrugore

Fundjavë, kontrolle me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në rrugën Tiranë-Elbasan, prej 5 orësh vijon kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor
Pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë por çdo ditë të javës, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve prej orës 20.00 të datës 07.08.2020 deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 08.08.2020, janë evidentuar dhe ndëshkuar 15 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 150 km/h.

Njëkohësisht nga kontrollet e ushtruara me drager deri në këto momente janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në efektin e alkoolit, që varionte nga 0.26mg/l deri në 0.48 mg/l

Gjithashtu janë kapur nga forcat “Shqiponja” dhe patrullat e Policisë Rrugore, duke bërë drifting në sheshin “Nënë Tereza” 4 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë secili.

Fundjava është për të shijuar dhe jo për të dorëzuar patentën tek radari, Polici rrugor, apo më keq akoma për të rrezikuar jetën duke u përfshirë në ngjarje rrugore.

Jeta është e shenjtë, mbroje atë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt.

Mos fluturoni apo mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit, se shpejtësia dhe alkooli vrasin jetën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Breshëri plumbash parkingut të hotelit në Pogradec

Disa persona kanë qëlluar me ārmë zjarri në drejtim të një parkingu hoteli në Tushemisht. Për pasojë janë dëmtuar nga...

Close