X

Koronavirusi shkakton 100 mijë vīktima në Brazil, ndërsa Meksika tejkalon 50 mijë vdekje


Përsa i përket numrit të vīktimave nga koronavirusi (COVID-19), Brazili ka regjistruar rreth 100 mijë vīktima ndërkohë Meksika ka tejkaluar shifrën e 50 mijë të vdekurve.

Sipas Universiteti John Hopkins, vīktimat nga koronavirusi në Amerikën Latine arritën në 214 mijë, me Brazilin dhe Meksikën që përbëjnë 70 për qind të vīktimave në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Zyrtarët shëndetësorë njoftuan se Brazili gjatë 24 orëve të fundit raportoi 50.230 raste të reja të konfirmuara me COVID-19 dhe 1.079 vīktima.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Brazili ka raportuar gjithsej 2.962.442 raste dhe 99.572 vīktima. Nga ana tjetër, Meksika raportoi mbi 50 mijë vdekje nga koronavirusi.

Një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në jug të kufirit, presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se SHBA ka regjistruar më shumë raste nga koronavirusi sesa Meksika.

Kur Lopez Obrador u pyet për pezullimin e udhëtimeve, ai tha se situata në SHBA është më e rëndë sesa në Meksikë.

“Ne kemi më pak probleme me pandeminë sesa problemet me të cilat ata fatkeqësisht po përballen. Situata jonë është më e mirë dhe na vjen keq sepse ata na kanë ndihmuar.

Donald Trump na dërgoi pajisje, na dërgoi ventilatorë dhe marrëdhënia që kemi është shumë e mirë”, tha Lopez Obrador.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Arrestohen dy persona për ēkzekutimin e Regis Runajt, e goditën 27 herë me thīkë

Policia ka zbardhur vrāsjen e Regis Runajt i cili u ēzkekutua pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 29 korrik....

Close