X

I intubuar dhe në gjendje kritike tek Infektivi, artisti ka nevojë urgjente për gjak


Artisti Arben Bajo ka nevojë urgjente për gjak të grupit “A negativ” të dikujt që ka kaluar koronavirusin.

53-vjeçari Bajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital dhe i intubuar, duke luftuar me virusin e rëndë.

Arben Bajo është skulptor dhe pedagog te Akademia e Arteve, ndërsa janë kolegët dhe studentët e tij që bëjnë apel për ta ndihmuar.

Ai numëron disa ekspozita personale dhe kolektive, por tashmë ai ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Të hënën fillon hapja e kopshteve publike në Prishtinë

Kopshtet publike në Prishtinë do të hapen duke nisur nga e hëna. Lajmin e ka dhënë kryetari i Komunës së...

Close