X

Humbin jetën katër persona nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar katër humbje jete në spitalet Covid.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76-vjeçare nga Shkodra, dhe tre qytetarë nga Tirana; një 50-vjeçar; një 75-vjeçar dhe një 76-vjeçar.

Humbje jete në total janë 193: Qarku Tiranë 94, Shkodër 32, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2 dhe Berat 1.

Gjatë 24 orëve të fundit ministria ka njoftuar se janë konfirmuar 124 raste të reja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Sulm me bombë në bazën ushtarake, disa të vrārë në Somali

Një sulm ndaj një baze ushtarake në kryeqytetin e Somali, Mogadishu, ka vrārë të paktën tetë persona dhe 14 të...

Close