X

E ardhmja e Sarrit në dyshim, Juventusi po bisedon me një tjetër Mauricio


Mbrëmjen e djeshme Juventusi u eliminua nga Champions League vetëm në fazën e 1/8-ave.

Fitorja 2-1 ndaj Lionit nuk mjaftoi dhe peshën e këtij eliminimi natyrisht e merr Mauricio Sarri. Italiani pre ditësh flitet për largimin nga Juve, por tani gjërat kanë nisur të jenë më serioze.

Gazetari i njohur italian, Alfredo Pedulla raporton se Juventus ka nisur punën për të zëvendësuar Sarrin dhe po bisedohet me ish-teknikun e Totenhem, Poçetino.

Argjentinasi prej muajsh është shkarkuar nga stoli i londinezëve dhe ka qëndruar pushim.

Tashmë ai është gati të ndërmarrë një aventurë tjetër të rëndësishme. Juventusi dëshiron ta vendosë të krye të skuadrës dhe mësohet se kanë nisur kontaktet e para.

Rruga është e gjatë, por argjentinasi është padyshim një nga kandidatët kryesorë për tu vënë në drejtim të kampionëve të Serie A.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Zhgënjimi i Bonuccit: Mëkat, humbëm shumë raste! Ju tregoj pengun e madh

Juventusi fitoi 2-1 kundër Lyon, sukses që nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale. Bardhezinjtë prodhuan shumë, humbën disa raste...

Close