X

Champions League/ Spektakël me 11 gola në dy ndeshje, supersfida Barcelona-Bayern në çerekfinale

Barcelona dhe Bayern Munchen janë dy ekipet e fundit që arrijnë kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. Djemtë e Setien, që e kishin mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e parë kundër Napolit, fituan 3-1 në “Camp Nou” dhe tani do të përballen me Bayern Munchen në raundin tjetër.

Të katër golat u realizuan në pjesën e parë. Clementin Lenglet zhbllokoi shifrat në minutën e dhjetë. Mbrojtësi francez shënoi me kokë, ndërsa dhjetë më minuta më pas erdhi “magjia” e Leo Messit. Kapiteni u nis nga e djathta, gjithë Napoli u mblodh pa sukses për ta frenuar dhe “pleshti” lëshoi një goditje të pakapshme për Ospinën.

BARCELONA-NAPOLI 3-1

Minuta e parë shtesë solli golin e tretë. Penallti për vendasit dhe Luis Suarez nuk gaboi. Sërish penallti katër minuta më vonë. Këtë radhë për Napolin dhe Lorenzo Insigne realizoi golin e shpresës për miqtë, por vetëm kaq.

45 minutat e dyta nuk prodhuan më gola dhe në tetë skuadrat më të mira të Evropës kalon Barcelona, që do të sfidojë kampionët e Gjermanisë. Bayerni fitoi sërish me tre gola diferencë kundër Chelsea. Bavarezët kishin fituan 0-3 në Londër, ndërsa sot triumfuan 4-1 në shtëpi.

Barcelona-Napoli 3-1 (1-1)
(Lenglet 10, Messi 23′, Suarez (pen) 45′ / Insigne (pen) 45+5′)

BAYERN MUNCHEN-CHELSEA 4-1

Robert Lewandowski me një penallti dhe Ivan Perisic i dhuruan avantazhin e dyfishtë ekipit të Flick, ndërsa Tammy Abraham shkurtoi diferencën në fundin e pjesës së parë. Në 45 minutat e dyta gjeti golin Corentin Tolisso, ndërsa gjashtë minuta përpara fundit polaku Lewandowski shënoi golin e dytë personal.

Bayern Munchen-Chelsea 4-1 (3-0)
(Lewandowski (pen) 10′, 84′, Perisic 24′, Tolisso 76′ / Abraham 44′)

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, SPORT
Zyrtare, Andrea Pirlo trajner i Juventusit

Juventusi befason me emrin që ka përzgjedhur për të zëvendësuar Maurizio Sarrin, i shkarkuar sot nga detyra pas eliminimit të...

Close