X

Breshëri plumbash parkingut të hotelit në Pogradec


Disa persona kanë qëlluar me ārmë zjarri në drejtim të një parkingu hoteli në Tushemisht.

Për pasojë janë dëmtuar nga plumbat disa makina që kanë qenë të parkuara.

Policia njofton se po punohet për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

“Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e një hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me ārmë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Në mesditë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, moti për çdo qytet

Moti sot do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do...

Close