X

Breshëri plumbash hotelit në Pogradec, flet pronari: Kërkoj azil, djemve të mi u rrezikohet jeta


Pronari i hoteli “V*loreka” në Pogradec, Jetmir Muçollari ka deklaruar për mediat se familjes së tij i rrezikohet jeta.

Ai ka kërkuar mbrojtje nga Policia dhe ka theksuar se kërkon azil për dy djemtë e tij.

Teksa ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë ai thekson se atēntatorët i ka denoncuar me emra në Polici.

“Ngjarja në orën 4:40 min. Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit.

Atēntatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë.

Nga plumbat nuk ka persona të lënduar.

Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte.

Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe katër mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia.

Dyshoj se objektiv i atēntatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im.

I kam denoncuar me emra autorët, por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta”, është shprehur ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ky dy persona qëlluan me mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “V*loreka” në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit.

Nga ky atēntat u dëmtuan gjashtë makina dhe u thyen disa xhama të hotelit.

Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluar me ārmë në drejtim të dhomës ku flinte i riu.

Ky është atentati i dytë brenda një javë që ndodh në këtë hotel.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Ju lutem mbani maskë të mbroni veten dhe të tjerët”, mjekja apel qytetarëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot mesazhin e mjekes Alketa Tandili, e cila bën thirrje...

Close