X

Arrestohen dy persona për ēkzekutimin e Regis Runajt, e goditën 27 herë me thīkë


Policia ka zbardhur vrāsjen e Regis Runajt i cili u ēzkekutua pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 29 korrik.

Sipas policisë ai është vrārë nga dy persona me të cilët ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike.

Ata më pas kanë ecur në drejtim të varrezave ku e kanë qëlluar vīktimën 27 herë me thīkë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në pranga janë vënë Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Eugen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Sipas policisë dy autorët, janë të përfshirë edhe në vrāsjen e ndodhur 10 ditë më parë ku u ekzekutua me ārmë zjarri Emiljano Ramazani, mik me Regis Runajn.

“Nga veprimet hetimore  të kryera ka rezultuar se viktima R. R., mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkoitke, në një park në afrësi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, shtetasi E. H. e ka goditur shtetasin R. R., një herë me thīkë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjatë periudhës hetimore, nga grupi hetimor janë gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore”, njofton policia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Zbardhen vrāsjet në Elbasan, e njëjta dorë vrāu Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Arrestohen dy persona për dy vrāsjet që tronditën Elbasanin brenda 10 ditësh në muajin korrik. Në pranga janë vënë Xhuljano...

Close