X

Vrāsja e taksistit në Fushë-Prezë, njëri nga vëllezërit pranon krīmin: Nuk durova dot më, e dinte gjithë fshati për lidhjen e nënës me të!


Zbardhet dëshmia që ka dhënë në polici, Saimir Shera, njëri nga vëllezërit e arrestuar për vrāsjen e taksistit 71 vjeçar, Abdulla Budlla, me të cilin dyshohet se ka pasur një lidhje intime nëna e tyre.

Dëshmia e tij është siguruar për “News 24” nga gazetarja Dorjana Bezat.

Saimiri ka deklaruar në polici se nuk kishte duruar dot faktin, që ky i fundit kishte nisur t’i ngacmonte edhe motrën.

“Vrāsjen e bëra unë. Vëllai më ndihmoi vetëm me transportin. Nuk mund të duroja më. Gjithë fshati e dinte për lidhjen e nënës sime me Avdullain.

Prej vitesh fjalët qarkullonin në fshat. Kam ikur nga Shqipëria prej fjalëve. Kur u ktheva u zhvendosa në një shtëpi më vete. Pak ditë më parë mora vesh që Avdullai kishte ngacmuar dhe motrën dhe nuk durova më.

Mora kallashnikovin që e kisha të fshehur që në 1997, njoftova vëllain të vinte me makinë dhe sapo e pashë Abdullain tek vendqëndrimi i taksive tek Lapidari e qëllova.

Pas krīmit u largova në Fushë Krujë. Rrugës pashë një kamion me skrap dhe e hodha armën aty”,– ka thënë ai.

vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera u arrestuan një ditë më parë. Ata kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë. Dy vëllezërit kanë deklaruar në polici se janë përpjekur të zgjidhnin konfliktin me Budllën, duke folur me të.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Vjedhja skandaloze me Milot-Fier”, PD: Qytetarët paguajnë për korrupsionin e qeverisë tre herë më shumë

Përmes një deklarate të bërë nga Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarrolli, Partia Demokratike bëri denoncimin e radhës. Minarolli denoncoi...

Close