X

“Të mbyti virusi moj nëno”, hajduti i “sjellshëm” i këput varësen e floririt të moshuarës


Një e moshuar në Tiranë ka rënë pre e “përkujdesjes” së tepërt së një personi.

Teksa po dilte nga shtëpia e vajzës ku po kujdesej për mbesën ajo u ndesh me 44-vjeçarin me iniciale L.S. i dënuar më parë i cili i ka hedhur duart në sup.

“Të mbyti virusi moj nëne”, i ka thënë ai.

Sapo gruaja me inicialet E. Q ka kthyer kokën, i panjohuri i ka këputur varësen e floririt duke u larguar me vrap.

Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit në afërsi të një qendre tregtare në autostradë.

“Bashkëshorti po ecte pak metra më përpara, po ktheheshim nga shtëpia e vajzës ku mbajmë mbesën dhe po shkonim në shtëpinë tonë.

Ai djali u afrua dhe më tha të mbyti virusi moj nëne. Me pas më vendosi duart në fyt dhe me dorën tjetër shkuli varësen”, tregon e moshuara për Abc News.

Pasi gruaja ka bërtitur i shoqi e ka pyetur çfarë ke? Pas hajdutit kanë vrapuar i moshuari dhe dy shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve taksist.

Kur në vendngjarje mbërriti një patrullë policie, hajduti ju lut “më lëshoni e bëra për bukën e gojës”.

Por e moshuara që kishte fiksuar hajdutin që mbante veshur një bluzë të kuqe, sapo oficerët e pyetën ajo konfirmoi:

Ky është. Ky ma rrëmbeu varësen.

44-vjeçari rezulton nga këqyrjet në sistemin TIMS të ketë sulmuar edhe në vitin 2011 një tjetër grua duke i rrëmbyer varësen, kurse më herët ka qenë problematik për dhūnë në familje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vrāsja e taksistit në Fushë-Prezë, njëri nga vëllezërit pranon krīmin: Nuk durova dot më, e dinte gjithë fshati për lidhjen e nënës me të!

Zbardhet dëshmia që ka dhënë në polici, Saimir Shera, njëri nga vëllezërit e arrestuar për vrāsjen e taksistit 71 vjeçar,...

Close