X

Mijëra biznese ulin qepenat nga kriza e koronavirusit, Meta thirrje qeverisë: Dëgjoni kërkesat e tyre, të frenojmë katastrofat


Presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të dëgjojë dhe të mbështesë kërkesat e bizneseve.

Në një postim në mediat sociale, Meta shprehet se mbyllja e mijëra bizneseve në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme në ekonominë kombëtare.

Më tej kreu i shtetit bën thirrje për reflektim dhe shton se duhet shmangur katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe duhet frenuar rritja e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes një strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, shkruan Meta.

Ditët e fundit, nga raportet e publikuara dhe nga raportimet në media vihet re një mbyllje në masë e bizneseve. Përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar nga qeveria paketa me ndihma ekonomike, por përveç ndihmave që kanë marrë në mars-prill-maj, nuk janë ndihmuar më.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ishte infektuar me koronavirus, ndërron jetë fotografi i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare fotografi i njohur kosovar Agush Qorri, pasi humbi betejën me koronavirusin. Fotografi është...

Close