X

Liga e Kampionëve/ Ronaldo nuk mjafton, Juventus dështon sërish në Europë, kalon Lyon në çerekfinale

Juventus dështon sërish në Europë, teksa i jep lamtumirën Ligës së Kampionëve në fazën e 1/8-ave, ku u eliminua nga francezët e Lyonit, të cilët fituan të drejtën për të luajtur në çerekfinale falë njē goli në fushë kundërshtare.

Pas humbjes 1-0 në Francë, bardhezinjtë provuan përmbysjen e kualifikimin dhe ia arritën të fitojnë 2-1, falë dopietës së Ronaldos, por ky rezultat nuk mjaftoi për të vijuar më tej, pasi goli i holandezit Depay mori vlerë të dyfishtë për Lyonin, duke qenë se u shënua në fushë kundërshtare.

Ndonëse në Itali dominon dhe fiton titullin prej 9 sezonesh, Juventusi zhgënjen për të disatën herë në Europë, ku as afrimi i një eksperti si Cristiano Ronaldo nuk ka mjaftuar për të provuar ngritjen e trofeut me “veshë të mëdhenj”.

Me eliminimin nga Liga e Kampionëve pritet një revolucion në skuadrën bardhezi, ku i pari që mund ta pësojë është trajneri Maurizio Sarri, por mund ta ndjekin edhe drejtues të tjerë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Liga e Kampionëve/ Manchester City i jep “leksion” Realit dhe kalon në çerekfinale

Rafael Varan ka “tradhtuar” Realin në ndeshjen më vendimtare të sezonit. Dy gafat e francezit i kanë dhënë fitoren Manchester...

Close