X

Liga e Kampionëve/ Manchester City i jep “leksion” Realit dhe kalon në çerekfinale

Rafael Varan ka “tradhtuar” Realin në ndeshjen më vendimtare të sezonit. Dy gafat e francezit i kanë dhënë fitoren Manchester City, në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve për fazën e 1/8-ve.bandicam

Ndeshja nisi keq për Realin që në fillim, kur Varan në minutën e 9 me një gafë në mbrojtje, i rrëmbehet topi nga Zhezus, i cili pason te Stërling dhe ky i fundit nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Në minutën e 28 Benzema pas një krosimi perfekt të marrë nga Rodrigo ia del ta dërgojë topin në rrjetë për të barazuar rezultatin.

Pjesa e dytë foli e gjitha për anglezët vendas, të cilët kishin disa raste të pastra, por përsëri shënaun falë një tjetër gafe të Varan. Ky i fundit gjatë kthimit të topit pas, gabon dhe e dorëzon atë te Zhezus, i cili shpërthen në drejtim të portës dhe ia del të shënojë. Këtë avantazh të besuarit e Guradiolës e ruajtën deri në fund dhe Siti u kualifikua për në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Në fazën tjetër Siti do përballet me Lionin që eliminoi Juven.

Manchester City -Real Madrid 2-1
Sterling 9′, Zhezus 68’/ Benzema 27′

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Hidhet shorti për kampionatin gjerman, Bayerni nis mbrojtjen e titullit në shtëpi

Ditën e premte u përcaktua kalendari për kampionatin e ardhshëm gjerman të futbollit dhe Bayerni i Mynihut do të fillojë...

Close