X

Ka frikë se i prish punë për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi refuzon ofertën turke


Klubet turke kanë filluar të interesohen gjithnjë e më shumë për futbollistët e përfaqësueses shqiptare të futbollit, duke i shikuar si investime të rëndësishme.

Por jo të gjithë janë gati të pranojnë oferta të mira financiarisht, që sigurojnë shumë pak në aspektin sportiv.

Një gjë e tillë ka shtyrë mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Frederik Veseli, që të refuzojë një ofertë të rëndësishme nga Turqia.

Klubi i Samsunspor, i ngjitur këtë edicion në kategorinë e dytë turke, i ka bërë një ofertë interesante Frederik Veselit, duke dashur të afrojë mbrojtësin e përfaqësueses si një nga blerjet më të rëndësishme.

Një ofertë e mirë ekonomike për futbollistin i cili po kërkon një sistemim për të ardhmen pasi te Empoli nuk është pjesë e projektit.

Por ai kishte frikë se aktivizimi në ligën e dytë turke, do të dëmtonte mundësinë e tij për të luajtur rregullisht me kombëtaren shqiptare , ndaj e ka refuzuar në momentin e fundit ofertën që i është bërë. Gjithçka e ka konfirmuar menaxheri i përgjithshëm i klubit, Mustafa Aztopal.

“Unë kam biseduar për transferimin e Veselit prej shumë kohësh.

Ne arritëm akordin me të në çdo çështje. Megjithatë, lojtari i cili është pjesë e Kombëtares shqiptare tha se ai nuk dëshironte të vinte në Kategorinë e dytë turke, duke menduar se do të ndikonte në karrierën e tij në Kombëtare”, theksoi ai.

Kështu, Veseli duhet të nisë nga e para kërkimin për një klub të ri, për të vazhduar atje karrierën e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Kthehet Liga e Kampionëve, dita e të vërtetës për Juventusin dhe Realin

Liga e Kampionëve kthehet sot me dy ndeshjet e para të fazës me eliminim direkt, për të përcaktuar emrat e...

Close