X

Humb jetën nga koronavirusi pacienti nga Tirana

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar një humbje jete nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit. Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58-vjeçar nga Tirana.

Humbje jete në total janë 189: Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2 dhe Berat 1.

Po ashtu gjatë 24 orëve te fundit ministri njoftoi 135 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1558
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Shënohen 135 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për Covid-19, ku 135 persona janë konfirmuar pozitiv....

Close