X

“Duam ujë, rrugë, kanalizime”, PD reagon për protestën e korçarëve: Denoncojmë indiferencën dhe abūzimin


Partia Demokratike ka reaguar lidhur me peticionin e shkruar nga 50 kryefamiljarë të fshatit Barç në Korçë, të cilët kërkonin ujë, kanalizime dhe rrugë.

Në një deklaratë për mediat, anëtarja e Kryesisë së PD, Viola Tasi, u shpreh se partia e saj “denoncon neglizhencën, indiferencën, si dhe abūzimin që Bashkia shfaq jo vetëm ndaj banorëve të Barçit, por mbi të gjithë territorin administrativ të saj”.

“Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në fshatin Barç duke konstatuar me keqardhje se kërkesat e atyre banorëve, që jetojnë në një fshat/lagje të Korçës, as 2 km larg qendrës së qytetit, janë qartësisht elementare dhe vazhdojnë të bien në veshin e shurdhër të Bashkisë.

Banorët e këtij fshati, të gjendur përballe mungesës së theksuar të ujit të pijshëm, si dhe infrastrukturës urbane, i kanë dërguar Bashkisë Korçë një peticion të firmosur nga rreth 50 kryefamiljarë ku kërkojnë Ujë, kanalizime dhe rrugë.

Në vitin 2020, Bashkia e Korçës i detyron njerëzit të dalin në protestë për kërkesa që i takojnë shekullit të kaluar.

Diku para një muaji, Bashkia propagandoi me të madhe se po punonte për sistemimin e një rruge të këtij fshati, duke e shoqëruar si gjithmonë me pamje filmike dhe fotografike dhe duke mbledhur aty më shumë fotografë sesa punëtorë.

Mjaftoi një shi i vetëm për të shpëlarë makijazhin në fytyrën e plakur të bashkisë dhe për të nxjerrë në pah llumin e propagandës të fëlliqur, që karakterizon jo vetëm Bashkinë e Korçës, por të gjithë qeverisjen e Rilindjes tashmë në agoni.

PD Korçë denoncon neglizhencën, indiferencën si dhe abūzimin që Bashkia shfaq jo vetëm ndaj banorëve të Barçit, por mbi të gjithë territorin administrativ të saj. U bëjmë thirrje të heqin dorë nga propagandat bajate, reklamat mbi punime fallco dhe të marrin seriozisht punën e tyre.

Gjithashtu, deklarojmë se do të jemi në mbështetje të të gjithë qytetarëve të Korçës, qofshin në qytet apo në fshat, dhe do të denoncojmë hapur dhe pa dorashka, neglizhencën dhe paaftësinë e kësaj Bashkie dhe Qeverie, që qëndrojnë akoma në pushtet me vota të vjedhura dhe votime moniste”, tha Viola Tasi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Të mbyti virusi moj nëno”, hajduti i “sjellshëm” i këput varësen e floririt të moshuarës

Një e moshuar në Tiranë ka rënë pre e “përkujdesjes” së tepërt së një personi. Teksa po dilte nga shtëpia...

Close