X

Bardh Spahia nxjerr fotot: Bledi Çuçi projekton ambient relaksi në tarracën e ministrisë

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka bërë një denoncim lidhur me një projekt të cilin e quan abuzues nga ana e një prej ministrave të qeverisë Rama.

Spahia ka publikuar disa foto, që sipas tij, i përkasin një projekti të hartuar për llogari të ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, për të pasur ambiente relaksi në tarracën e institucionit që ai drejton.

Ai thotë se, lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, edhe vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore.

Ja si shpenzohen per luks qeveritar taksat e shqiptareve!

Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm;

ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?

Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij!

Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese!”, shkruan Bardh Spahia.

JA SI SHPENZOHEN PER LUKS QEVERITAR TAKSAT E SHQIPTAREVE!

Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas…

Posted by Bardh Spahia on Friday, August 7, 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Uncategorized
Këngëtarja shqiptare flet për operacionet plastike: E dua veten ashtu siç jam

Këngëtarja shqiptare, Leonora Poloska, dikur ishte shumë aktive në tregun muzikor shqiptar. Ndërsa tashmë, ajo është tërhequr paksa, duke i...

Close