X

Babai i Messit zbarkon në Milano, blen shtëpi përballë zyrave të Interit

Jorge Messi, babai i “yllit” të Barcelonës, Lionel Messi, ka zbarkuar zyrtarisht në kryeqedrën e Lombardisë, Milano, që e ka përzgjedhur si rezidencën e re fiskale të familjes. Mediat në Itali sugjerojnë që mund të ketë një takim mes tij dhe Steven Zhang, që gjithashtu pritet të mbërrijë në qytet orët në vazhdim.

Presidenti i Interit u ka kërkuar aturoriteteve kineze që mund ta lërë vendin për të qëndruar pranë ekipit në rrugëtimin europian, pse jo dhe për t’u takuar kokë më kokë me trajnerin Antonio Conte.

Pavarësisht përgënjeshtrimeve të mërparshme zyrtare të admistratorit Beppe Marotta, grupi Suning por studion mundësinë për të bashkëpunuar me sponsorë të fuqishëm, që do të bënin të mundur transferimin e numrit 10 të Barcelonës në Milano. Sigurisht pas një viti, pasi kontrata aktuale i përfunfunon në verë të 2021-shit.

Babai i Messit, Jorge, ka marrë në zotërim një banesë në rrugën “Joe Colombo”, shumë pranë rrugës “Viale della Liberazione”, ku ndodhen zyrat e Interit. Të jetë vallë rastësi?! Suning nuk e konsideron utopi transferimin e Messit tek Interi, megjithatë mbetet një projekt për t’u vlerësuar në detaje. Është fakt që 6 herë fituesi i Topit të Artë nuk i ka refuzuar këto zëra, ndaj për ziklatrit Messi mbetet një ëndërr e madhe.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ka frikë se i prish punë për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi refuzon ofertën turke

Klubet turke kanë filluar të interesohen gjithnjë e më shumë për futbollistët e përfaqësueses shqiptare të futbollit, duke i shikuar...

Close