X

Vrāsja e taksistit të moshuar, policia arreston dy autorët e dyshuar


Vrāsja e taksistit të moshuar, policia arreston dy autorët e dyshuar

Arsil dhe Sajmir Shera janë dy vëllezërit që dyshohet se janë autorë të vrāsjes së taksisit të moshuar, Abdulla Budlla tre ditë më parë, ngjarje e ndodhur në kryqëzimin e rrugës së Rinasit.

Në një njoftim zyrtar për mediat, policia bëri me dije se gjatë operacionit u gjet edhe mjeti që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krīmin.

Sipas bluve, dy vëllezërit akuzohen për vrāsje me paramendim.

“S. Sh., 32 vjeç, i dënuar më parë dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në Rinas, Krujë, për veprat penale “Vrāsja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “ārmëmbajtja pa leje”, tha Policia.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krīmeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 03.08.2020, në rrugën nacionale Fushë Krujë – Vorë, në kryqëzimin e rrugës së Rinasit, ku u vrā me ārmë zjarri 71-vjeçari A. B.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 vëllezër, të dyshuar si autorë të vrāsjes.

Gjatë operacionit u vu në pranga edhe një 29-vjeçar, pasi gjatë kontrollit iu gjetën ārmë dhe drōgë.

Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për zbulimin, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Sektori për Hetimin e Krīmeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, falë provave të siguruara, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, u zhvillua operacioni Policor “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht i dy vëllezërve:

S. Sh., 32 vjeç, i dënuar më parë dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në Rinas, Krujë, për veprat penale “Vrāsja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “ārmëmbajtja pa leje”.
Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krīmin.

Nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Humbi të afërmin nga koronavirusi, Erion Dasho: Spitali mezi e mbajti një ditë në jetë të sëmurin

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur në të afërm nga Covid-19, një ditë më parë. Në një postim...

Close