X

Vjedhje dhe dhūnë ndaj partnereve të tyre, arrestohen shtatë persona në Tiranë

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga shtatë shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhūnë”, i shtetasit L. S., 44 vjeç, pasi pranë mbikalimit të Casa Italia-s i ka vjedhur shtetases E. Q., me dhunë, nga qafa, varësen e floririt.

Po nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 24 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, sepse në rrugën “Bregu i Lumit, ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, ka vjedhur në banesën e shtetasit R. D., 200.000 lekë të rinj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjysma e shumës së lekëve të vjedhur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Dhūna në familje” dhe “Vjedhja”, i shtetasit E. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe i ka vjedhur me forcë një shumë parash.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 38 vjeç, pasi në autostradën Marikaj-Vorë, u kap duke drejtuar pa lejen përkatëse një motoçikletë pa targë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhūna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Laknas, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 7 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Dhūna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Bardh Spahia nxjerr rezultatin e testit të qytetarit: Dy herë i dolën false, qeveria hesht para këtyre situatave

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia përmes një statusi në rrjetet sociale ngre dyshime mbi cilësinë e tamponëve e kiteve...

Close