X

Sherr me policin për t’u futur në gjykatë, tre të arrestuar në Shkodër


Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme tre persona për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mësohet se ata kanë kundërshtuar një policë, duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për të kërkuar informacion lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona.

Si pasojë, ata kanë rënë në pranga dhe janë shoqëruar për në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan punonjësin e Policisë për të hyrë në Gjykatë, arrestohen 3 shtetas.

Strukturat e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, arrestuan shtetasit E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik, duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për të kërkuar informacion lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona në Gjykatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dalin fotot, këta janë dy vëllezërit që dyshohet se vrānë taksistin në Fushë Prezë

Arsil dhe Sajmir Shera, janë dy vëllezërit që shihni në foton më lart, të cilët dyshohet se janë autorë të...

Close