X

“Respektoni masat ndaj koronavirusit”, mjeku: Ju flas si biri i një nëne të moshuar që rriskon


Mjeku Andrin Tahiri i ka bërë apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit, të cilën e konsideron një nga emergjencat më të larta në nivel global.

Tahiri thotë se duhet të përballemi me këtë epidemi duke zbatuar disa rregulla shumë të thjeshta, duke edukuar sjelljen tonë.

“Covid-19 konsiderohet si emergjenca më e lartë në nivel global. Ju flas si mjek, si koleg, si prind dhe si biri i një nëne të moshuar që rriskon në situatën që është. Është e dukshme që situata e epidemisë do vazhdojë.

Do vazhdojmë edhe ne të përballemi. Por duhet të dimë të përballemi në këtë lloji situate duke edukuar sjelljen tonë.

Respektoni rregullat e higjienës, evitoni ardhjet në spital, përdorni maskat dhe respektoni distancat. Maska është kaq e thjeshtë për t’u mbajtur. Jemi përballë një realitetit jo të lehtë”, thotë Tahiri.

Mesazhi i tij është ndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila kërkon të bëhet kujdes.

“Është e dukshme që situata e epidemisë do të vazhdojë. Do vazhdojmë edhe ne të përballemi. Por duhet të dimë të përshtatemi me këtë lloj situate, duke edukuar sjelljen tonë. Ju lutem bëni kujdes!”, shkruan Manastirliu duke cituar mjekun.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Infektohen 13 persona me koronavirus në burgun e Zaharisë

Në burgun e Zaharisë në Krujë kanë rezultuar 13 të dënuar pozitivë me Covid-19. Burime për Abc News konfirmojë lajmin....

Close