X

Publikoi video për koronavirusin, Twitter bllokon llogarinë e Trump: Përmbante informacione të rreme


Twitter njoftoi se ka ndërhyrë në llogarinë e presidentit amerikan, Donald Trump, pasi kishte publikuar një video që përmbante informacione të rreme për koronavirusin.

Trump postoi një video të intervistës me Fox News, ku ndër të tjerash pohoi se fëmijët janë “imunë” ndaj koronavirusit.

Sipas rrjetit social, mesazhi “është në kundërshtim me rregullat e twitter për keqinformime rreth COVID-19”, tha zëdhënësi i twitter duke shtuar se “Pronarit të llogarisë i kërkohet të heqë videon përpara se ta përdorë përsëri twitter-in”.

Vetëm disa orë më parë, Facebook hoqi videon e njëjtë të Trump duke e konsideruar si “lajm të rreme”.

Trump nga ana tjetër është ankuar se këto rrjete sociale se po i censurojnë mendimin e lirë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Vidhnin biçikleta, arrestohen tre ‘skiftera’ në Tiranë, njëri 13 vjeç

Arrestohen tre persona, të dyshuar për një sërë vjedhjesh biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës. Njëri prej tyre vetëm...

Close