X

Protesta e banorëve në Barç të Korçës, Braimllari: Bashkia të mos flejë gjumë, të lërë investimet fasadë


Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas protestës së banorëve në fshatin Barç, të cilët kërkojnë ujë.

rrugë dhe ndriçim publik ndërsa shprehen se qeveria lokale i ka harruar në 30 vite.

Braimllari i kërkon bashkisë së këtij qyteti që: “të mos flejë gjumë, të lërë investimet fasadë dhe klienteliste por të përqendrohet tek shqetësimi i vërtetë i qytetarëve”.

POSTIMI:

Korça e lene ne harrese.

Koha e fasades dhe e kryetareve te bashkise kukull ka marre fund eshte koha e sherbimit qytetar.

Protesta e banoreve te Barçit ne bashkine e Korçes por jo vetem, tregon qarte mungesen e investimeve ne keto zona.

Eshte e pafalshme qe zonat me prodhuese te Shqiperise te perballen me mungesen e investimeve ne infrastrukture dhe ne mungesen e ujit te pishem.

Mungesa e ndriçimit publik, mungesa e ujit te pishem por edhe mungesa e investimeve ne infrastrukturen rrugore e ka bere jeten e ketyre banoreve te veshtire dhe te pajetueshme.

Bashkia Korçe te mos fleje gjume, te lere investimet fasade dhe klienteliste por te perqendrohet tek shqetesimi i vertete i qytetareve.

Koha e fasades dhe e kryetareve te bashkise kukull ka marre fund eshte koha e sherbimit qytetar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Publikoi video për koronavirusin, Twitter bllokon llogarinë e Trump: Përmbante informacione të rreme

Twitter njoftoi se ka ndërhyrë në llogarinë e presidentit amerikan, Donald Trump, pasi kishte publikuar një video që përmbante informacione...

Close