X

Liban, burri shpëtohet pas 15 orësh nën rrënojat e shtëpisë së tij të shkatërruar nga shpërthimi


Mijëra njerëz u tronditën dhe u shkatërruan në Bejrut pas shpërthimit masiv në një depo. Deri më tani, së paku 100 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë të lënduar, por ka edhe nga ata që nuk dihet se ku mund të jenë e në ç’gjendje, sepse kanë humbur.

Mbi 300,000 persona kanë mbetur pa shtëpi, sepse shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe shkatërroi ndërtesat.

“Shtëpia jonë është shkatërruar, jetët tona janë shkatërruar. Pse kemi ngecur në këtë vend?”– tha pronari i dyqanit të dasmave, Mohamed Abidis.

Megjithatë, pavarësisht kaosit, ka disa histori që na japin shpresë.

Për shembull, është Atar-i. Ai ishte një ndër personat me fat. Pasi kaloi 15 orë i bllokuar dhe i lënduar nën gërmadhat e shtëpisë së tij në Bejrut, u nxorr jashtë i gjallë.

Një skuadër civilësh punuan pa pushim nën rrezet e nxehta të diellit në muajin gusht.

Kur Atar u nxorr jashtë, njerëzit që ishin mbledhur aty përreth, filluan të duartrokisnin dhe të brohorisnin, si rezultat i një momenti prekës në mes të atij kaosi.

Njerëzit ndihmuan që të nxirrnin disa sende nga shtëpia e shkatërruar e Atar-it, si një palë shapka, lodra fëmijësh dhe bizhu.

Autoritetet përkatëse po vazhdojnë të hetojë çdo gjurmë të mundshme për të gjetur shkakun e vërtetë të shpërthimit, por deri më tani, sipas Kryeministrit libanez Hassan Diab, shkaku lidhet me një sasi të konsiderueshme të nitratit të amonit që ndodhej prej vitesh në disa depo afër portit, rreth 2,750 tonelata.

Libani po përballej me një krizë të rëndë ekonomike përpara se të ndodhte shpërthimi, ku papunësia kishte arritur nivele shumë të larta.

Kjo tragjedi i ka përkeqësuar gjërat edhe më shumë. Guvernatori i Bejrut-it, Marëan Abboud ka llogaritur koston që ka shkaktuar shpërthimi, ku sipas tij, vetëm në kryeqytet ajo arrin nga 3 bilion dollarë deri në 5 bilion dollarë dhe ku së paku, 200,000 njerëz janë pa shtëpi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Tetë raste të reja me koronavirus në spitalin e Beratit

Në spitalin e Beratit janë konfirmuar tetë raste të reja me të infektuar me Covid-19. Abc News raporton se të...

Close