X

Koronavirusi, UEFA vendos rregulla strikte në Champions League: Maska detyrim, ndalohet shkëmbimi i fanellave


Maska në vendet publike, udhëtime vetëm me avionë privatë, ndalet në mënyrë kategorike shkëmbimi i fanellave.

Këto janë vetëm disa nga kushtet, rregullat e vendosua nga UEFA përpara rifillimit të dy turneve, Champions dhe Europa League. Anëtarët e klubeve, lojtarët, stafet, çdo person i përfshirë në protokoll e ka të ndalur të largohet nga hoteli ku është i grumbulluar.

Lojtarët dhe stafet gjatë udhëtimeve duhet të mbajnë maska në ambientet publike, si aeroportet etj.

Gjithashtu ekipet që vijnë nga vendet e origjinës, janë të detyruar ti nënshtrohen testeve 2-3 ditë përpara se të zbarkojnë në Gjermani dhe Portugali, dy vende që do të mirëpresin dy turnetë, Europa dhe Champions League.

UEFA premton gjithashtu se përpara ndeshjes, nëse ka raste të dyshuara, lojtarët, stafet mund të testohen dhe përgjigja do të dalë brenda gjashtë orëve.

Mos respektimi i këtyre rregullave nga ana e klubeve mund të sjell pasoja të mëdha në zhvillimin e ndeshjeve, shkruan BBC duke iu referuar një zyrtari të lartë të UEFA-s.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Guardiola me deklaratë bomb: Nuk e di çfarë mund të bëj nëse nuk fitojme Champions League këtë vit

Traineri i Manchester City, Pep Guardiola në një intervistë për mediat ndërkombëtare u shpreh se duhet të fitojnë patjetër Champions...

Close