X

Koronavirusi i merr jetën në moshën 33 vjeçare zyrtarit në Kosovë


Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare, Afrim Tafa, një zyrtar i komunës së Shtimes në Kosovës.

Mësohet se i riu humbi jetën, pasi u infektua me COVID-19.

Lajmi është bërë publik nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, i cili shprehet se është trishtuar shumë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID-19 sot ndërroi jetë.

Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”, shkruan Ismajli në rrjetet sociale.

Ndërkohë në Kosovë, bilanci i COVID-19 rëndohet çdo ditë e më shumë.

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë ndërruar jetë 15 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 218 raste të reja.

Në total që nga fillimi i pandemisë rezultojnë 9.492 persona të infektuar

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Shkon në 135 numri i vīktimave në Bejrut

Numri i vīktimave nga shpërthimi fuqishëm i ndodhur në Bejrut ka shkuar në 135. Ndërkohë deri më tani raportohet për...

Close