X

“Kokat” e krīmit refuzojnë izolimin në “41 bis”, avokati i Shullazit ankimon vendimin: Punon në burg dhe ka sjellje të mirë!


“Kokat” e krīmit kanë nisur të refuzojë izolimin në qelitë e burgut të sigurisë së lartë “41 bis”.

Të parët që e hedhin këtë hap janë Emilano Shullazi dhe anëtari i bandës së tij, Gilando Dani.

Ka qenë avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, që sot ka ankimuar vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme “41 bis”.

Në dokumentin e siguruar për “Balkan Web” nga gazetarja Klodiana Lala, avokati ka sqaruar edhe arsyet e këtij vendimi, ku mes të tjerash argumenton se Shullazi nuk e ka statusin e të dënuarit dhe për pasojë nuk mund të izolohet në një burg të sigurisë së lartë.

“Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se “subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpunojnë” është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve.

Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë “pjesë e një grupi të strukturuar krīminal”.

Nëse ministri e ka fjalën për këta persona të cilët “janë pjesë të së njëjtës organizatë krīminale” kujtojmë se mes qenieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore, daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligjshme”. (…).

Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullore.

Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si “rrufe në qiell të pastër” u bë “Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis”, shkruhet mes të tjerave në dokument.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Familjarët me qese në duar presin me ankth para Infektivit, Pëllumb Pipero me listë në dorë tregon gjendjen e pacientëve

Situatë e përhapjes së COVID-19 në vend sa vjen edhe bëhet me shqetësuese, po ashtu problematike mbetet dhe situatë në...

Close