X

Kërkoi largimin e qenit nga plazhi, Roza Lati e indinjuar me pushuesen: Pitbull me dy këmbë


Moderatorja e njohur Roza Lati është përballur me një situatë të pakëndshme teksa ndodhej në plazh në jug të vendit.

Moderatorja shprehet e indinjuar ndaj një zonje që ka kërkuar të largonte qenin e saj, Sashën nga plazhi, ndërsa ka thirrur dhe policinë.

Përmes disa videove që ka publikuar në Instastory duke shpjeguar situatën me të cilën është përballur, Roza duket tejet e indinjuar ndaj zonjës, ndërsa nuk kursen as ofendimet ndaj saj, duke e cilësuar si një “pitbull me dy këmbë”.

“Eshtë momenti që duhet të përballemi me disa situata injorante. Ishim në plazh për qejfin tonë.

Të gjithë fëmijët nga mosha 5, 6, 7, deri në 9 vjeç kanë loz me radhë me Sashën, i kanë hedhur shishen në plazh për ta kapur.

Del një grua e vjetër, duhet të them plaka po po them grua e vjetër meqe jemi me kulturë. Ishte një thes hormonesh, la nam në mes të plazhit duke ulëritur kanë frikë fëmijët, nuk lejohet qeni, do thërras policinë, lidhe qenin.

Ndërkohë që të gjithë fëmijët po loznin me qenin. Pse duhet një grua e vjetër, të ngrijë në këmbë plazhin? Mendoj se duhen sulmuar këto fenomene menopauze.

Dimë te themi se sapo u larguam nga plazhi. Unë ika me përshtypjet më të mira nga plazhi, po jo me përshtypjet më të mira nga pitbulli me 2 këmbë”, ka thënë ndër të tjera Roza.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Poni publikon foton e rrallë me të birin

Poni numëron një numër të lartë ndjekësish në llogarinë e saj në Instagram dhe muzika e saj pëlqehet shumë, ndonëse...

Close