X

Gjashtë persona humbin jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve fundit janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë gjashtë persona nuk e kanë fituar betejën me COVID-19.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, tre qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72-vjeçare nga Fieri, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.

Humbje jete në total janë 188: Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2 dhe Berat 1.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat pasi rreziku është ende prezent.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Si po ‘bashkëjeton’ Shkodra me Covid-19

Qyteti i Shkodrës është ndër zonat me numrin më të lartë të të prekurve nga Covid-19, pas Tiranës dhe ku...

Close