X

Familjarët me qese në duar presin me ankth para Infektivit, Pëllumb Pipero me listë në dorë tregon gjendjen e pacientëve


Situatë e përhapjes së COVID-19 në vend sa vjen edhe bëhet me shqetësuese, po ashtu problematike mbetet dhe situatë në Spitalin Infektiv, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë është thuajse në kapacitet të plotë.

Familjarët e pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv janë ankuar se nuk kanë marrë informacion për gjendjen e të afërmve të tyre në 36 orët e fundit.

Me dhjetëra familjarë kanë pritur sot para Spitalit në QSUT, i cili është rrethuar me barriera mbrojtëse.

LSA ka realizuar disa foto të momenteve ku epidemiologu i njohur, Pëllumb Pipero me listën e pacientëve në dorë ka informuar familjarët për gjendjen e tyre.

Vetëm ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë zbuluar si raste të reja 139 qytetarë, ndërkohë që në dy spitalet COVID:

“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Borxhi i pashlyer, zbardhen detaje nga pengmarrja e lezhjanit, i riu nga Durrësi: Nuk do të ndalem deri sa të marr mbrapsht borxhin që më ka

Mori peng lezhjanin, arrestohet 29-vjeçari nga Durrësi. Ngjarja është regjistruar ditën e martë në zonën e Plazhit në Durrës, e...

Close