X

EMRAT/ OFL u dërgon formularin tre të dënuarve: Deklaroni pasurinë


Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në shënjestër sot tre të dënuar të tjerë, të cilët duhet të deklarojnë burimet e pasurisë.

Ata janë Petrit Merja dhe Kreshnik Spahiu, banues në Tiranë, ndërsa i dënuari tjetër, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, njihet me tre emra, Aleks Dani alias Aleks Tërnova alias Idajet Tërnova.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

P. M., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me ārmë”;

K. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me ārmë”, “Vjedhja me dhūnë”, “Vrāsja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e organizatës krīminale;

A. D. alias A. T. alias I. T., me banim në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Protesta e banorëve në Barç të Korçës, Braimllari: Bashkia të mos flejë gjumë, të lërë investimet fasadë

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas protestës së banorëve...

Close