X

Elbasan, aksidentoi për vdekje një person dhe ia mbathi, 20-vjeçari lëvizte me makinë me qira


Autori i aksidentit me një vīktimë mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Elbasanit është shtetasi me inicialet Sh.B., 20 vjeç.

Në të dhënat e publikuara nga policia rajonale, mësohet se ai ka ikur nga vendi i ngjarjes pasi përplasi shtetasin D.Gj., 57 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Sipas policisë 20-vjeçari kishte marrë me qira një makinë tip “BMW” dhe me të po lëvizte kur ndodhi aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip BMW të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Respektoni masat ndaj koronavirusit”, mjeku: Ju flas si biri i një nëne të moshuar që rriskon

Mjeku Andrin Tahiri i ka bërë apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit, të cilën e konsideron një...

Close