X

Ekzēkutuan taksistin, një nga dy vëllezërit i dënuar më parë! Si u zbuluan nga policia


Sajmir Shera njëri prej dy vëllezërve të arrestuar ditën e sotme si autor i vrāsjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla rezulton të ketë qenë i dënuar më parë.

Prova më e fortë që implikon atë dhe vëllanë e tij Arsil Shera në këtë krīm, është pikërisht automjeti i tyre ku ka rënë edhe gëzhojat e shtatë plumbave me të cilin ēkzekutuan vīktimën.

Ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, ndërsa pritet të merren sërish në pyetje gjatë ditës së sotme.

Policia dyshon se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta, por nuk përjashtohet pista se ata mund të jenë edhe vrāsës me pagesë.

Njëri nga dy vëllezërit dyshohet të ketë shkrepur armën, ndërsa tjetri ka qenë në rolin e shoferit.

Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krīmin

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Temperatura deri në 30°C, moti për çdo qytet

Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me kthjellime. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak...

Close