X

“E ēkzekutuam për nderin e familjes, ai vinte në shtëpi tek e afërmja jonë”, vëllezërit pranojnë krīmin ndaj taksistit


Zbulohet konflikti që çoi në ēkzekutimin e taksistit të moshuar Abdulla Budlla tre ditë më parë.

Sipas vëllezërve Shera, i moshuari kryente veprime të pahijshme ndaj një të afërmes së tyre dhe i shkonte në shtëpi, kur djemtë e familjes nuk ndodheshin aty, raporton “News 24”.

Sahmir dhe Arsil Shera kanë deklaruar në Polici se janë ndjerë të detyruar ta kryejnë vrāsjen, pasi nuk kanë arritur të bindin me metoda të tjera 71 vjeçarin të hiqte dorë nga e afërmja e tyre.

“U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja.

Pak kohë më parë ishim konfliktuar fizikisht me 71 vjeçarin. Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime te pahijshme ndaj një të afërme të familjes sonë, kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familje nuk ishin aty.

I kemi kërkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes.

U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia. Por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndjerë të detyruar të bënim këtë akt ekstrem.

Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrāsjes”, kanë deklaruar ata në Polici pas arrestimit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Elbasan, aksidentoi për vdekje një person dhe ia mbathi, 20-vjeçari lëvizte me makinë me qira

Autori i aksidentit me një vīktimë mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Elbasanit është shtetasi me inicialet Sh.B., 20...

Close