X

Bardh Spahia nxjerr rezultatin e testit të qytetarit: Dy herë i dolën false, qeveria hesht para këtyre situatave


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia përmes një statusi në rrjetet sociale ngre dyshime mbi cilësinë e tamponëve e kiteve të testeve për të identifikuar praninë e Covid-19 aktual ose të kaluar.

Referuar denoncimit të një qytetari, Spahia thotë se ka rezultuar dy herë negativ në tamponim, ndërkohë që babain e kishte me Covid 19. Por pas një muaji i është drejtuar laboratorit privat për analizë serologjike, që tregon se ka prani të antitrupave Sars-Cov2 (IgG).

“Pra personi ka patur Covid, ndërsa 2 tamponët e bërë nga ISHP rezultonin negativë! Eshtë problemi i njohur i tamponëve, që japin rezultat fals”,- denoncon Spahia.

POSTIMI:

Nën heshtjen e papërgjegjshme të qeverisë (nëse do bënin dicka do e kishin shqyer ERTV-në me video), vijojnë të na vijnë denoncime që përforcojnë dyshimet mbi cilësinë e tamponëve e kiteve të testeve për të identifikuar praninë e Covid-19 aktual ose të kaluar.

Ky rast i ri i takon një personi që ishte tamponuar dy herë për shkak se paraqiste simptoma të qarta dhe kishte familjarë të ngushtë (babain) shtruar në spitalin infektiv Covid. Dy tamponët jepnin rezultat negativ.

Personi mbas rreth një muaji i është drejtuar laboratorit privat për analizë serologjike, e sic shikohet, rezulton se ka prani të antitrupave Sars-Cov2 (IgG), që konfirmojnë se ka kaluar një infeksion. Pra personi ka patur Covid, ndërsa 2 tamponët e bërë nga ISHP rezultonin negativë! Eshtë problemi i njohur i tamponëve, që japin rezultat fals!

Ky është një problem shqetësues, të cilin qeveria duhet ta sqarojë! Zonja ministre, nga janë marrë tamponët dhe kitet për testet serologjike dhe sa është niveli i rezultateve false që prodhojnë? Mungesa e transparencës ndaj qytetarëve sjell mosbesimin e tyre tek kjo qeveri, dhe ndjesinë e abandonimit e lënies në mëshirë të fatit dhe kjo është serioze! Qeveria vazhdon të ketë si strategji të vetme propagandën edhe pse nuk ka përmbushur as premtime që janë jetike: dy spitalet Covid 3 dhe 4!

Të premtuara nga kryeministri e ministja e shëndetësisë se do ishin gati për në mars njëherë e pastaj për qershorin, as nuk përmenden më. Kjo qeveri është kosto për shqiptarët në cdo ditë që kalon!

Kemi përpara një situatë të panjohur të sjelljes së virusit në muajt e ardhshëm dhe e vetmja gjë që bën ministrja e shëndetësisë, përvec PPP-ve e tenderave sekretë, është t’i marrë detyrën zëdhënësve e punonjësve të shëndetit publik për të përsëritur rregulla higjiene!!!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Kokat” e krīmit refuzojnë izolimin në “41 bis”, avokati i Shullazit ankimon vendimin: Punon në burg dhe ka sjellje të mirë!

“Kokat” e krīmit kanë nisur të refuzojë izolimin në qelitë e burgut të sigurisë së lartë “41 bis”. Të parët...

Close