X

“Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”, Meta kujton Mbretëreshën Geraldinë


Presidenti Ilir Meta thotë se vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve, teksa ka shkëputur një pasazh nga letra e shkrimtarit Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002.

Postimi i Metës:

Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.

“Zgjodha këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, për të përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së saj.

Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la “Trëndafili ynë i bardhë”.

Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve. 🇦🇱.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Tentuan të fusin herōinë në burgun e Beratit, prangosen dy persona

Policia ka arrestuar dy persona pasi kanë tentuar të fusin lënë narkotike në burgun e Beratit. Uniformat blu bëjnë me...

Close