X

“Vjedhje me dhūnë”, OFL iu dërgon formularin tre të dënuarve: Deklaroni pasurinë


Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre personave në Tiranë të dënuar për vjedhje.

Në sitën e OFL do të kalojnë Xhesio Hajdari, Gentian Shehaj dhe Eno Barolli.
Kush janë tre të skeduarit.

– Xhesio Hajdari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë”, e kryer në bashkëpunim;

-Gentian Shehaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë” e kryer në bashkëpunim;

-Eno Barolli, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë” e kryer në bashkëpunim.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, njofton OFL.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Edi Rama do të ndajë Shqipërinë në katër vilajete,” Vasili: Do t’iu rrëmbejë pushtetin qarqeve

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një deklarate për mediat deklaroi se Edi Rama do që të ndajë...

Close