X

Trump: Shpërthimi në Bejrut ishte “sulm i tmerrshëm”


Presidenti amerikan ka deklaruar se gjeneralët ushtarakë mendojnë që shpërthimi në Liban ka të ngjarë të ketë qenë një sulm.

Donald Trump ka kundërshtuar zyrtarët libanezë dhe tha se një “sulm i tmerrshëm” ka shkaktuar shpërthimin masiv në Bejrut, që la të vdekur së paku 100 persona dhe u lënduan mbi katër mijë njerëz.

“Unë jam takuar me disa nga gjeneralët tanë… Ata mendojnë se ishte një sulm. Ishte një lloj bombe”, tha Trump.

Presidenti amerikan nuk tha se çfarë informacioni kanë marrë gjeneralët e tij, por ajo bie ndesh me vlerësimet e hershme të zyrtarëve në vendin e Lindjes së Mesme.

Kryeministri Hassan Diab ka pohuar se shkak i tragjedisë ishin 2750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në mënyrë të rrezikshme për gjashtë vite në një depo afër portit detar.

Nitrati i amonit është një përbërës kimik që përdoret si pleh dhe gjithashtu si eksploziz.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Moti i keq, tre pjesëtarë të një familje i zë furtuna në det, djali e babai dërgohet në spital, gruaja nuk gjendet

Moti i keq që ka përfshirë vendin, ka bërë që tre pjesëtarë të një familje t’i zërë furtuna në det...

Close