X

Si u zgjerua harta e të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit


Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke e cuar në 182 numrin total të personave që kanë humbur jetën në vend. Po ashtu 69 janë të shëruarit në 24 orët e fundit.

Pjesë nga Deklarata e Ministrisë:

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,
Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Rëndohet situata/ Shënohen 139 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus në gjithë vendin, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se...

Close