X

Rritet bilanci në Liban/ Shkon në 135 numri i viktimave pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut


Numri i viktimave në kryeqytetin libanez si shkak i shpërthimit të fuqishëm të së martës ka shkuar në 135.

Ndërkohë nga mediat e huaja është raportuar se 5,000 njerëz u plagosën gjatë shpërthimit të së martës në portin e Bejrutit, lajm ky  që është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan dhe deri në 300 mijë banorë kishin mbetur pa strehë, për shkak se shpërthimi rrafshoi  gjitçka.

Ministri Hasani tha që dhjetëra njerëz mbetën të zhdukur. Kryeministri Hassan Diab shpalli tre ditë zi nga e enjtja.

Ndërkohë numri i viktimave pritet të rritet nga shpërthimi tragjik, për të cilin zyrtarët fajësuan për një rezervë të madhe të materialit të ruajtur për vite me radhë në kushte të pasigurta në port.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 135 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Autoritetet po përgatisnin ekstradimin, shqiptari në Itali thyen arrestin shtëpiak, kapet me kokainë dhe 40 mijë euro

Karabinierët e San Dona di Piave në Itali kanë arrestuar 25-vjeçarin shqiptar D.X., për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ndërsa e...

Close