X

Policia identifikon autorin e vrasjes së taksistit, disa të shoqëruar


Krimet e Rënda në Policinë e Tiranës duket se kanë identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla.

Ka nisur një operacion policor dhe janë shoqëruar disa persona në zonën e Rinasit dhe Niklës, raportoi pak minuta më parë televizoni news 24.

Adbulla Budlla është qëlluar me 7 plumba nga një makinë në lëvizje, por në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja. Kjo duket se flet për një krim të organizuar, gjë që përjashton mundësinë e ndonjë vrasjeje pas një konflikti të çastit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Prapaskenat dhe anija që çoi “belanë” 17 vite më parë në Bejrut

Lëndët plasëse që shpërthyen në një depo në Bejrut, duke shkaktuar së paku 100 viktima, janë dërguar atje vite më...

Close