X

Merret peng një 34-vjeçar në Durrës, arrestohet autori


Pengmarrje në qytetin e Durrësit këtë mëngjes.

Policia bëri me dije se për rreth një orë, një 34-vjeçar është mbajtur pa dëshirën e tij brenda një makine, nga një i ri.

Më pas, ky i fundit ka bërë denoncim në Polici, pasi ka shpëtuar nga pengmarrësi.

Motivi sipas bluve të qytetit bregdetar ka qenë për konflikt për çështje pronash.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”.

Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
FOTO/ E frikshme! Kjo është gropa gjigante e shkaktuar nga shpërthimi në Bejrut

Shpërthimi i djeshëm në Liban, i cili shkatërroi një pjesë të mirë të Bejrutit ishte tmerrësisht i fuqishëm dhe dyshohet...

Close