X

“Ky copëtim nuk synon vetëm grabitje të pasurive”- Boçi për ndarjen e Shqipërisë në katër rajone: Ka edhe një hile tjetër, synon të…


Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se ligji për ndarjen e Shqipërisë në katër rajonte synon të ketë një mbikëqyrje qendrore.

“Thënë në gjuhën e mafies, katër “territore”, për t’i vjelur me katër banda dhe një tutor”, shkruan ai.

Boçi thotë se koncepti Rajon bie ndesh me Qarkun dhe e eleminon atë, ndërsa shton se Kushtetuta parashikon vetëm Komunat ose Bashkitë dhe Qarqet (12 gjithsej).

Reagimi i plotë: 

COFTINA QË COPËTON
Pasi shteroi e grabiti çdo pasuri tokësore, ujore, nëntokësore, nënujore, monetare, nën administrim qendror, me çmime shitje tek të tijtë qesharake, me koncesione marramendëse të florinjta, coftina kryeministër me organizatën e tij, i është turrur pasurisë nën administrimin e pushtetit lokal. Megjithëse këtë e drejton me kryetarë të emëruar që prej 30 Qershorit, në Bashki e në Qarqe, nuk e ze gjumi rehat.
Me një ligj antikushtetues të miratuar hajnisht (Ligji 102/2020, Mbi zhvillimin rajonal dhe kohezionin), kërkon të formojë katër Rajone me mbikqyrje qendrore. Thënë në gjuhën e mafias, katër “territore”, për t’i vjelur me katër banda dhe një tutor.
Tani për tani tutori është Braçja e pronari i vetëshpallur ai dora vetë.

Koncepti Rajon bie ndesh me Qarkun dhe e eleminon atë. Ndërkohë që Kushtetuta ka sanksionuar qartazi në nenet e saj, se njësitë e qeverisjes vendore janë Komunat ose Bashkitë dhe Qarqet (12 gjithsej). Pra aspak Rajonet. Me anë të këtij copëtimi të kontrolluar, Rama i rrëmben kompetenca pushtetit lokal dhe mbjell drejtori qendrore superpotente që administrojnë pasuri, interesa, vendime e gjithfarë. Njëkohësisht, rraskapit me kilometra rrugë e shkresash qytetarin e thjeshtë që dhe sot me organizimin e ri administrativ, vuan kalvarin e firmosjes së një “dy gisht letre” që i siguron bukën.
Po kjo nuk është rrufe në qiell të pastër.

Rama ka kohë që po punon për këtë copëtim kontrollues.
Disa drejtori të rendësishme, si p.sh ato arsimore, kanë kohë që janë zhvendosur në formate rajonesh.
Dhe duket që ky copëtim nuk synon vetëm grabitje të pasurive.
Ai fsheh dhe një “hile” tjetër.
Atë të ndryshimit të përfaqësimit politik në Kodin Zgjedhor. Nga përfaqësim në rang qarku ta kalojë në përfaqësim rajonal, duke larguar akoma më shumë përfaqësuesin e parlamentit nga votuesi e qytetari.

E gjitha kjo bëhet nga ai për interesat imediate të grabitjes së votës. Kështu i dalin llogaritë. Në ëndrra gjithmonë. Idem si me ndryshimet kushtetuese për koalicionet.
Nuk është aspak farë çudi që ai ta bëjë këtë kërkesë me Damianin e Dibrës në Këshillin politik, në bashkëpunim me të famshmen “opozitë të re”.
Rama nuk po le gur pa lëvizur, për të shembur dhe ato pak gurë që i mbetën konsesusit politik të para do kohësh.
Tmerri që e ka kapluar për humbjen qe e pret i ka hequr dhe atë fije arsye që i kishte mbetur që nga fëmijëria.
Coftina që copëton, sado të coptojë në fund do dalë nga kjo “lojë” si coftinë!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Covid në Mal të Zi, shënohet numri më i lartë i viktimave brenda një dite

Në Mal të Zi ka pasur 50 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit dhe 4 persona...

Close