X

“Ishte si një bombë bërthamore. Një përjetim i tmerrshëm”- Dëshmia e shqiptarit që jeton në kryeqytetin libanez


Deri tani nuk ka të dhëna se ndonjë shqiptar ka humbur jetën apo është lënduar në Bejrut të Libanit, pas shpërthimit të madh që ndodhi një ditë më parë.

Të paktën, këtë deklaron një shqiptar që jeton prej dekadash në kryeqytetin libanez. Abdulkerim Kassem Al Arnutij, e quan përjetim të tmerrshëm ngjarjen e pasdites të së martës.

“Ka qenë sikur një shpërthim bërthamor dhe unë nuk jam lënduar për fat të mirë”, është shprehur ai.

“Një pjesë shumë e madhe e asaj zone të Bejrutit është e dëmtuar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë”.

Kassem Arnutij i cili është me origjinë shqiptare, ka thënë se të dhënat që kanë nga organizatat joqeveritare, nuk kanë dhënë ndonjë informacion për ndonjë shqiptarë të lënduar deri më tani.

“Janë nga 10 mijë deri në 15 mijë arnautë që jetojnë në Bejrut”.

“Shumica prej tyre janë nga Kosova. Të gjithë jemi në gjendje të mirë. Vetëm pronat janë dëmtuar”, tha ai për “Klan Kosova”.

“Sot kemi planifikuar që të shpërndajmë ndihma ushqimore, veshje si dhe ilaçe për shqiptarët”, ka thënë ai.

Arnutij në fund të intervistës për klankosova.tv ka folur disa fjalë në shqip.

“Faleminderit shumë për interesimin. Unë e dua Kosovën. Ju dua!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
VIDEO/ Takimi emocionues i qenit me pronarin e tij pas shpërthimit katastrofik në Beirut

Një shpërthim katastrofik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Beirut, në Liban. Lëndët plasëse që shpërthyen në një depo në Bejrut,...

Close