X

Infermierja në Bejrut shpëton tre bebet, fotografia bën xhiron e botës


Pas shpërthimeve të tmerrshme që shkatërruan pjesën më të madhe të qendrës së Bejrutit pasditen e të martës, shumë spitale u dëmtuan, njëri prej të cilëve “Al Roum”.

Fotografi Bilal Jawich arriti të kapë imazhin e një infermiereje të re duke mbajtur në krahë tre të porsalindur.

Ata janë të rrethuar nga rrënojat, xhamat e thyer, por ajo në të njëjtën kohë mundohet të kërkojë ndihmë për kolegët e saj, mjekët dhe pacientët.

“Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra… Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me të sotmen, sidomos para spitalit “Al Roum” … Kjo heroinë i mbrojti foshnjat brenda spitalit pavarësisht mungesës së komunikimit.

Kjo heroinë, me tre të porsalindur në krahë, e rrethuar nga dhjetëra trupa të pajetë dhe të plagosur”, shkruan autori i fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.

Spitali, i cili ka kapacitet për të kuruar 350 mijë pacientë në vit tani po vuan nga mungesa e rezervave të gjakut.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Diaspora për Shqipërinë e Lirë”/ Meta takon themeluesit e Lëvizjes, ja mesazhi që dha

Për Presidentin e vendit, Ilir Meta, përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane...

Close