X

I zhdukur prej ditësh, ky është 11-vjeçari që po kërkohet nga Policia


Një djalë i mitur rezulton prej ditësh i humbur dhe familja i është drejtuar Policisë mbrëmjen e djeshme me kallëzim për zhdukjen e tij.

Policia e Tiranës bën me dije se shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç.
Policia thotë se po punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rasti i të miturit është bërë publik dhe në media një ditë më parë. Djali që ka humbur kontaktet me familjen është Roid Dalipi, që shihni në foton më lart.

Sipas familjarëve, djali është larguar nga banesa që prej datës 28 Korrik.

“Momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë kur ai doli nga mjediset e një organizate që ofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom.

Më pas, siç iu kanë treguar dëshmitarët familjarëve, Roidi, i shoqëruar nga një djalë tjetër, disa vite më i madh se ai, është larguar për të mos u kthyer më.

Prej 8 ditësh ata nuk reshtin së kërkuari. Për zhdukjen e të birit, Ylli Dalipi ka njoftuar edhe policinë”, shkruan Klan Plus.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Infermierja në Bejrut shpëton tre bebet, fotografia bën xhiron e botës

Pas shpërthimeve të tmerrshme që shkatërruan pjesën më të madhe të qendrës së Bejrutit pasditen e të martës, shumë spitale...

Close